Therje me thikë në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga dy të dyshuar.

Orët e para të mbrëmjes së kaluar në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, është sulmuar me thikë një person, ndërsa policia ka sqaruar se arsyeja është një mosmarrëveshje e mëhershme mes vëllait të viktimës me dy të dyshuarit.

Viktima sipas policisë ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Dy të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa policia nuk ka treguar nëse të dyshuarit janë identifikuar.

Policia ka sqaruar se një problem i mëhershëm që kishe vëllai i viktimës me dy të dyshuarit ishte arsyeja e therjes me thikë.