Therje me thikë në Mitrovicë

Një person ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas plagëve që ka marrë nga goditja me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në rr. “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë dje rreth orës 14:20.

Sipas raportit të Policisë, pas një rrahje në mes të viktimës dhe të dyshuarit, i dyshuari e ka therur me thikë në këmbë viktimën.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Dy palët, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.