Kaçaniku | Foto: KALLXO.com

Therje me thikë në Kaçanik

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka therur me thikë një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë ditës së djeshme në fshatin Kaçanik i vjetër, është raportuar se në rrethana të panjohura është therur me thikë nga disa persona të panjohur një burrë.

Viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.