Ilustrim

Therje me thikë në Gjakovë

Dy burra janë therur me thikë, pas një mosmarrëveshje me një burrë tjetër në komunën e Gjakovës.

Policia ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe se janë dërguar për tretman mjekësor.

Në raportin e policisë thuhet se rasti është nën hetime nga njësitë relevante.