Theret me thikë një person në Prizren

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ishte therur me thikë në gjoks.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rr. “Hafiz Ismajl Haki”, në Prizren, dje rreth orës 15:00.

Qendra Emergjente kishte raportuar në Polici se në tretman mjekësor gjendej një person i therur me thikë në gjoks.

Njësitet policore kanë kontaktuar me viktimën i gjinisë mashkullore, ku sipas tij pas një mosmarrëveshjeje dy persona të panjohur e kanë sulmuar me thikë.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.