Foto-ilustrim

Theret me thikë një person në Pejë

Një person sonte është therur me thikë në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë e Pejës, i cili ka treguar se personi i therur tashmë është dërguar në Prishtinë për t’u trajtuar në QKUK.

“Me 23.05.2019 rreth orës 20:05 policia ka pranuar informata se ne emergjencën e spitalit në Pejë gjendet një person i therur me thikë. Policia iu është përgjigjur vendit të ngjarjes i cili ka ndodhur  në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Pejë, si pasoj e një përleshje mes disa te rinjve, një person ka marrë plagë nga mjeti i mprehtë”, është shprehur Rugova.

Sipas tij, viktima pasi është dërguar në spitalin rajonal, për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Personi i dyshuar është arrestuar nga policia”, ka treguar Rugova./21Media