Theret me thikë një person gjatë Festivalit të Verës dhe Birrës në Prishtinë

Një person është plagosur me thikë sonte gjatë një incidenti që ka ndodhur gjatë mbajtjes së Festivalit të Birrës dhe Verës në Prishtinë.

Kështu bëjnë të ditur burime të KALLXO.com.

Sipas burimeve, pas incidentit ka pasur një lëvizje paniku dhe shumë qytetarë kanë ikur nga zona ku po mbahej festivali.

Situata është vënë nën kontroll nga njësitë e Policisë.

Festivali i Birrës dhe Verës po mbahet në platonë e Pallatit të Rinisë.