ARIS OIKONOMOU/AFP/Getty Images

Theresa May dhe BE pajtohen për shtyrjen e BREXIT

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian mund të shtyhet deri më 22 maj.

Sipas CNN, BE ka pranuar këtë nëse gjë nëse kryeministrja britanike tenton për herë të tretë ta kalojë këtë marrëveshje në parlament. Kështu thuhet në një draft dokument të Komisionit Evropian.

Në Bruksel po qëndron kryeministrja,Theresa May, në përpjekje për të bindur udhëheqësit e BE-së për të shtyrë afatin e daljes së Britanisë nga BE-ja që është paraparë të ndodhë më 29 mars.

Mirëpo ende nuk dihet saktë nëse do të jetë data 22 maj pasi që është bërë më shumë se një orë pasi Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker do të jepnin një konferencë për shtyp dhe krerët e BE janë ende të kyçur në diskutime.

Sipas CNN, është duke u bërë e qartë se udhëheqësit kanë lëvizur nga sugjerimi i mëparshëm i Tusk për një zgjatje specifike, dhe po bëjnë datat dhe propozime të ndryshme.

Sipas një diplomati, BE mund të ofrojë një zgjatje më të gjatë në qoftë se Britania e Madhe pranon të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane në maj. Këto zgjedhje – dhe afati i 11 prillit për Britaninë për të deklaruar nëse do të marrë pjesë në to – janë qartë një faktor i ndërlikuar në bisedime.