Thellohet skandali: QKUK ndëshkon puntorët që denoncuan mungesën e dorezave

Javën e kaluar në Klinikën e Gjinekologjisë është vendosur një njoftim në të cilin thuhet se pacientet duhet të blejnë dhjetë palë dorëza dhe pesë ampula për të kryer lindjen.

Një njoftim i tillë ka ardhur për shkak të mungesës së vazhdueshme të produkteve bazë për të kryer punën e përditshme në këtë klinikë.

“Zyra për informim në QKUK ju konfirmon se i është dhënë vërejtje kryeinfermieres dhe doktoreshës së shërbimit lidhur me njoftimin e vendosur, meqë askush nuk mund të vë kushte për pacientët. Pra, SHSKUK ka reaguar me blerje emergjente për sigurim të gjërave që janë të nevojshme për të kryer punën me pacientë”, thotë QKUK.

Ka qenë vetë drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Jakup Ismajli i cili ishte deklaruar në media se ky vendim ka ardhur për shkak të mungesave dhe se do të jetë në fuqi deri në furnizimin e klinikës.

I kontaktuar nga KALLXO.com, Ismajli nuk deshi të komentojë, duke kërkuar që pyetjet të dërgohen në Zyrën për Informim të QKUK-së.

As QKUK nuk është përgjigjur në pyetjen e KALLXO.com nëse ky lajmërim është bërë me apo pa lejen e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë.

Raportim për mungesa të produkteve më esenciale për punë ka bërë KALLXO.com në vazhdimësi.

https://kallxo.com/gjendje-e-rende-ne-qkuk-pamje-kur-qytetari-detyrohet-ti-bleje-penjte/

https://kallxo.com/mungese-e-shamponeve-dhe-letrave-higjienike-ne-qkuk/