Nga një protestë e infermierëve në QKUK më 25.01.2019. Foto: Kallxo.com

Thellohen pakënaqësitë sociale, edhe infermierët kërkojnë rritjen e rrogave

Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë protestuar sot për ngritjen e pagave të tyre.

Shumica e infermierëve të QKUK-së kanë mbajtur protestë për gjysmë ore në oborrin e QKUK, duke shprehur pa kënaqësitë e tyre.

Sipas infermierëve, kërkesa e tyre është nga paga bazë që kanë tani 360 euro, me koeficientin 2.4 të bëhet 573 euro.

Arta Sejdiu, njëra nga infermieret tha se përmes kësaj proteste po shprehin pakënaqësitë e tyre për koeficientin e pagës së tyre.

“Jemi mbledhur sot këtu që të shprehim pakënaqësitë tonë për informatat që po qarkullojnë deri më tani ku thuhet se koeficienti maksimal për infermier është 2.4, andaj kërkojmë që koeficienti minimal të jetë 2.4 e tutje, bazuar në shkollimin që kanë bërë”

Sejdiu gjatë protestës ka thënë se infermierët janë të vetmit  deri më tani që nuk kemi reaguar asnjëherë për pagat e tyre.

“Mendojmë që tani është koha që Qeveria të reflektoj pozitivisht në kërkesat tona, në të kundërtën do të takohemi sërish që të vendomi për hapa të mëtutjeshëm”, ka thënë Sjediu.

Ajo ka shtuar se sot kanë zhvilluar një takim me Sindikatën, por ky është hapi i parë dhe ende nuk kanë vendosur asgjë.

Ndërsa Besnik Klinaku, një infermier tjetër në QKUK ka thënë se i gjithë ky tubim është bërë duke parë reflektimin negativ të sindikatës dhe ministrisë.

“I gjithë ky tubim është bërë për një arsye duke parë që reflektimi i ministrisë dhe sindikatës është  më shumë negativ dhe nuk e kuptojnë rëndësin e punës që e bëjmë ne, andaj këto hapa që do të ndërmerren në vazhdim do të jenë në përputhshmëri me ligjin”, ka thënë Kinaku.

Pas protestës, të gjithë infermierët u shpërndanë të qetë.

KALLXO.com raportoi më herët për protestën e infermierëve.

https://kallxo.com/infermieret-e-qkuk-se-protestojne-per-rroga-foto/

.