Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi - Vuçiqit: Të mohosh gjenocidin e Ushtrisë së Serbisë ndaj shqiptarëve është njëjtë si ta mohosh holokaustin

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një reagim të tij të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se mohimi i krimeve dhe gjenocidit ndaj popullit shqiptar të Kosovës nga ana e krerëve e Serbisë është njëjtë sikur ta mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

Ai ka shkruar se në gjithë këtë histori ka vetëm një dallim dhe sipas tij ky dallim është se holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë pa u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

“Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!”, ka shkruar presidenti Thaçi.