Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi: Vizioni i Merkelit, garancë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po merr pjesë në Samitin e Sofjes dhe me këtë rast është duke u takuar me përfaqësues të ndryshëm.

Në një postim në Facebook, presidenti Thaçi ka njoftuar edhe për takimin e tij me kancelaren Angela Merkel.

“Vizioni i kancelares Angela Merkel, i shpalosur sot në Samitin e Sofjes, është garancë e perspektivës së qartë të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, shkroi ai.

Presidenti Thaçi falënderoi kancelaren Merkel për mbështetjen e shtetit gjerman dhe i rikonfirmoi angazhimin për përshpejtimin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare, por edhe përkushtimin tonë për fqinjësinë e mirë, paqen dhe stabilitetin rajonal e më gjerë.

“Bashkëpunimi dhe dialogu janë rruga e vetme për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi ai.