Thaçi: Vdekja e Fatos Arapit, humbje e madhe për kulturën e letërsinë shqipe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si humbje të madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe, vdekjen e shkrimtarit të njohur shqiptar Fatos Arapit.

“Fatos Arapi i përket atij brezi intelektualësh që e modernizuan letërsinë shqiptare në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u shqua edhe me shkrime teorike në fushën e kulturës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Sipas presidentit Thaçi, Fatos Arapi mbetet emër i madh në historinë e letërsisë shqipe.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Arapi dhe miqve të tij, anembanë hapësirës shqiptare”, ka shkruar presidenti.

Shkrimtari i njohur shqiptar, Fatos Arapi ka ndërruar jetë dje në mbrëmje në moshën 89 vjeçare.

https://kallxo.com/nderroi-jete-shkrimtari-fatos-arapi/