Thaçi vazhdon t'ia shpreh 'dashurinë' Kurteshit

Në Komisionin Parlamentar Hetimor për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, mes anëtareve të komisionit dhe presidentit Thaçi ka vazhduar edhe pas pauzës me akuza.

Presidenti Thaçi i thirrur për të raportuar para komisionit iu është drejtuar anëtarit të komisionit nga radhët e LVV-së, Sami Kurteshit, se kishte refuzuar ta marr në parti këtë të fundit.

“Përsëri e theksoj shumë hapur dhe qartë, respektoj ligjshmërinë e themelimit të komisionit hetimor, por në të njëjtën kohë duke respektuar ligjin dhe duke u bazuar në konfirmon e Z. Kurteshi ku konfirmoj se eksperti ndërkombëtar është miku i tij që ka punuar me të, Sami nuk fitoni poena politik, unë kam pas poena politik 7 herë ju kam mujt, kom refuzuar me të marr në parti kur je kon anëtar i ShIK-ut”, tha Thaçi.

Mes akuzave tjera, Thaçi iu drejtua përsëri me ‘dashuri’ Kurteshit.

“Sami, po i mirë je, i lezetshëm”, tha Thaçi.

Gjithashtu, Presidenti e quajti edhe ‘djalë kreativ’, ‘baby face’ dhe i tha se ‘nuk u rrit kurrë’.

Presidenti edhe në fillim të komisionit i ka shprehur ‘dashurinë’, anëtarit të këtij komisioni, Sami Kurteshi i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë s’kam problem me ty. Unë të dua, ti e di”, iu drejtua Thaçi-Kurteshit gjatë polemikave mes anëtarëve të komisionit.

Anëtarët u përfshinë në akuza lidhur me raportin e ekspertit ndërkombëtar për 31 shkeljet që u bën në rastin e dëbimit të ‘gylenistëve’.

Krejt kjo erdhi pasi presidenti kërkoi të dijë se kush është eksperti ndërkombëtar.

Presidenti erdhi në këtë raportim në të pestën herë kur ishte thirrur pasi nuk u paraqit në katër herët e para kur u thirr.

https://kallxo.com/thaci-kurteshit-une-te-dua-ti-e-di/