Thaçi: Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi mund të hapë një kapitull të ri (VIDEO)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar se do të takohet të dielën në Bruksel, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ekipet tona do të takohen ditëve të ardhshme dhe takimi mes presidentëve të dy shteteve do të bëhet të dielen”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi tha se kabineti i tij ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me kabinetin e përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini.

“Kemi pranuar ftesën si President i vendit nga zonja Mogherini për të vazhduar dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, për të shikuar mundësitë  e implementimit të gjitha marrëveshjeve të arritura deri mëë tani por edhe për të hapur një kapitull të ri apo intesifikuar për procesin e ri të dialogut  përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së sotme,  për takimin që do të mbahet të dielën në Bruksel mes presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

https://kallxo.com/zyrtare-kete-te-diel-takimi-thaci-vuciq-ne-bruksel/