Foto: Kallxo.com

Thaçi: T`i respektojmë këshillat e ShBA-së për pezullimin e taksës ndaj Serbisë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga Amerika ka deklaruar se pas takimeve me disa zyrtarë të lartë të ShBA-ve ka marrë mesazhet të qarta se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e saj shtetërore.

“Në kuadër të ‘Lutjeve të Mëngjesit’, ku marrin pjesë njerëz të njohur nga gjithë bota, kishim kënaqësinë të marr pjesë edhe unë. Gjatë qëndrimit atje kemi zhvilluar takime me dhjetëra senatorë e kogresmenë. Edhe me sekretarin, Pompeo. Një takim kam zhvilluar edhe me mikun Eliot Engel”, ka deklaruar Thaçi.

“Ajo çka dua të potencoj është se ShBA-të, siç e ka potencuar edhe presidenti Trump, edhe ambasadorët, është që Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet e veta shtetërore. Ta ruaj partneritetin me shtetet që i kanë ndihmuar në çdo rrethanë  e që kanë investuar shumë. Thirrja e zyrtarëve të Amerikës për Kosovën është që të kaloj këtë pengesë për dialog dhe vështirësitë. Jo të heq, por të pezullojë taksën”, ka thënë Thaçi.

Ai ka shtuar se këshilla e miqve ndërkombëtarë përfshirë këtu ShBA-të duhet respektuar.

“Mendoj që kjo këshillë duhet të respektohet, jo për të hequr taksën, por me i dhënë mundësi dialogut përmes një pezullimi të përkohshëm. Natyrisht që ky vendim i takon qeverisë dhe partnerëve të koalicionit. Ndoshta duket se Serbia po dëmtohet me dhjetëra miliona euro por nuk mund të krahasohet me raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së”, ka thënë ai.

“Është e padrejtë nga ana e Serbisë që të kushtëzoj dialogun. Në këtë drejtim ne duhet të punojmë dhe kam kërkuar në Uashington që të vazhdojmë dialogun pa e hequr taksën. Por më vjen keq…”, pa thënë presidenti Thaçi.