Burimi FCB Sami Lushtaku

Thaçi takoi të dënuarit për vrasje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me ish kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku kanë vizituar Hetem dhe Rrustem Gecin pas lirimit nga burgu.

Në një postim në Facebook, Lushtaku ka shkruar se: Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllezërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyen familjes dhe shoqërisë”.

KALLXO.com raportoi dje pwr lirimin nga burgu tw Rrustem dhe Hetem Geci, dy vëllezërit nga Skenderaj, të dënuar për një rast të vrasjes në Skenderaj.

Ata ishin dënuar për një vrasje që kishte ndodhur në Skenderaj më 18 qershor 1999.

Lajmin për lirimin e tyre e konfirmoi avokati i njërit nga të dënuarit.

“Janë liruar me kusht, unë e kam mbrojtur Sabit Gecin”, tha avokati Tahir Rrecaj për KALLXO.com.

Rrecaj është avokat i Sabit Gecit, njërit ndër të akuzuarit i cili e kishte pranuar fajësinë në gjykatë për këtë rast.

https://kallxo.com/lirohen-nga-burgu-dy-te-denuar-per-vrasjen-e-vitit-1999-ne-skenderaj/

.