Presidenti Hashim Thaçi. Foto: Kallxo.com

Thaçi sot pritet të raportojë për dëbimin e ‘gylenistëve’

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot pritet të paraqitet para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.

Presidenti Thaçi para Komisionit pritet të dalë në ora 13:00 në një nga sallat e Kuvendit të Kosovës.

Ky komisionin e kishte ftuar më parë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe disa ministra e ish-ministra, përfaqësues të autoriteteve të sigurisë dhe familjarët e të depërtuarve.

Mbledhja e Komisionit ku pritet të raportojë presidenti Thaçi është caktuar të mbahet në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

23 Prill 2019 - 09:17

Naim Krasniqi 23/04/2019 - 09:17
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend