Thaçi: Sjellja armiqësore e Serbisë ndaj Kosovës nuk e ka penguar rrugën e saj drejt BE-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të mërkurën se Serbia, pavarësisht qasjes armiqësore ndaj Kosovës, ka ecur e papenguar në rugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Në një konferencë për shtyp në Prishtinë, një ditë pasi është kthyer nga samiti i Berlinit, Thaçi tha se Kosova mbetet e izoluar për shkak të bllokadave të cilat, sipas tij, po i bëhen Kosovës për shkak të pesë vendeve mosnjohëse në Bashkimin Evropian.

“Sjellja armiqësore dhe antievropiane e Serbisë nuk e ka paneguar rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, tha Thaçi.

“Kjo situatë ka krijuar një rrethanë jo të volitshme për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE dhe kjo situatë ka sjellë zhagitje në integrimin evropian të Kosovës”, shtoi ai.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë vazhdimisht të acaruara”, tha Thaçi.

“Dialogu i filluar në vitin 2011, përkundër disa rezultateve, tani është i bllokuar nga Serbia për shkak të kushtëzimeve. Kushtëzimi nuk guxon të ndodhë nga asnjëra palë”, tha ai.

01 Maj 2019 - 11:27

Përparim Isufi 01/05/2019 - 11:27
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend