Liderët ballkanikë në Samitin Brdo- Brione | Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi Sheh Mungesë Vizioni në Lidershipin e BE-së

Në Samitin Brdo- Brione të Vendeve të Ballkanit që u bashkëdrejtua nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Presidenti Thaçi kërkoi “vizion dhe lidership në Bruksel”.

“Kërkojmë vizion dhe lidership në Bruksel, për të ardhmen e rajonit, për bashkëpunimin e Ballkanit me BE-në, për vendin e Ballkanit në BE”, tha Thaçi në kët samit, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij.

Duke folur për disa ide bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Thaçi tha se është “shqetësuese është se këto ide nuk duken se kanë synim inkurajimin e bashkëpunimit rajonal, por janë indikator i mungesës së vizionit dhe lidershipit në BE”.

Por Thaçi më tutje deklaroi se shtetet e Ballkanit duhet të plotësojnë kriteret e caktuara për hyrje në BE dhe NATO.

“Në këtë aspekt ne nuk kërkojmë favore nga BE-ja”, deklaroi Thaçi.

Ai tregoi edhe pozitën që ka Kosova në rrugën drejt integrimit europian.

“Jemi shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende as nuk e kemi marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Jemi shteti i vetëm ndaj të cilit BE-ja ka qasje neutrale dhe pesë shtete anëtare të BE-se ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi sipas komunikatës.

Edhe në prill të këtij viti Thaçi zhvilloi polemikë nëpër rrjete sociale me komisionarin e BE-së për zgjerim Johannes Hahn, pasi komisionari reagoi ndaj deklaratave të Edi Ramës dhe Thaçit që thanë se do ta shqyrtojnë mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nëse BE-ja nuk u hap dyert e saj dy shteteve,

http://kallxo.com/presidenti-thaci-polemizon-komisionerin-johanes-hahn/

Por në Kosovë këto deklarata të Thaçit kundër drejtuesve të BE-së nga njohës të zhvillimeve politike u panë si një përpjekje e Presidentit për të tërhequr vëmendjen nga dështimet personale.

http://kallxo.com/deklaratat-e-thacit-kunder-se-sjellin-reagime-te-ashpra-ne-kosove/