Hashim Thaçi, president

Thaçi sërish fal të dënuar për vrasje

Elez Kadrijaj, të cilit presidenti Hashim Thaçi me dekret ia ka falur dy vjet burgim është i dënuar për vrasje.

I njëjti në vitin 2014-të ishte dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Prizrenit për vrasjen e Ferat Nuhiajt.

Gjykata e Prizrenit në vitin 2014, ia kishte shqiptuar 14 vjet burg të akuzuarit Elez Kadrijaj, për shkak të vrasjes së dhëndrit Ferat Nuhiaj, përderisa tre djemtë e tij për pjesëmarrje në rrahje ishin dënuar me gjobë në shumën 6 mijë euro.

Siç theksohej në dosjen e Prokurorisë, mosmarrëveshjet familjare, kishin quar në konflikt ndërmjet Elez Kadriajt dhe djemve të tij, Demir Kadrijaj, Besnik Kadrijaj, Hidajet Kadrijaj.

Prokuroria atë kohë kishte vlerësuar e tëra është shkaktuar për motive të ulëta, ndërsa vrasja kishte ndodhur në oborrin e qendrës tregtare “Ben-Af” në Prizren, pas një zënke që kishte filluar në brendi të këtij kompleksi afarist.

Elez Islam Kadrijajt nga presidenti i vendit me dekretin e datës 31 maj i janë falur dy vjet burgim.

I njëjti siç theksohet në dekretin e presidentit është në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Dy persona të burgosur të cilët janë në vuajtje të dënimeve u janë falur dy vjet e gjysmë të dënimeve nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

KALLXO.com raportoi sot për faljen e dy të burgosurve nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

https://kallxo.com/presidenti-thaci-serish-fal-te-burgosur/

.