Hashim Thaçi

Thaçi sërish deklaron se Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova është gati që ta shqyrtojë heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ai në këtë postim ka sqaruar se këtë deklaratë e ka dhënë për gazetën “The Uashington Post”, pasi që sipas tij “Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Uashington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

https://kallxo.com/takimi-sekret-me-ambasadorin-e-shba-ve-ne-berlin-thaci-premton-heqjen-e-takses-per-serbine/

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të jap premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo presidenti.

Ai në një prononcim për KALLXO.com theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet.

“Përderisa ekzistojnë arsyet të cilat neve si Qeveri e Republikës së Kosovës na kanë shty me vendosë këtë taksë, do të thotë arsyet të cilat unë i kam prezantuar, kur e kam propozuar vendimin për këtë taksë, atëherë asnjëherë kjo taksë nuk do të eliminohet”, ka deklaruar ministri Shala.

https://kallxo.com/ministri-shala-presidenti-thaci-nuk-mund-te-jape-premtime-per-taksen-ndaj-serbise/

.