Thaçi: Rezoluta mban emrin e asaj që vërtetë ka ndodhur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur miratimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë.

“E para, rezoluta e quan me emrin e vërtetë: Gjenocid! – sjelljen e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Tutje Thaçi tha se krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen.

“Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Me 79 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

https://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-gjenocidin-serb-te-kryer-ne-kosove-kuvendi-shkon-ne-pauze/

.