Thaçi, Rama, Haradinaj e Veseli darkojnë pas 'skllotës'

Drejtues të shtetit të Kosovës kanë darkuar sonte së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Në një foto të publikuar në Instagram nga i biri i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, shihen duke darkuar presidenti Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, dy zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj si dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Darka është shtruar pas mosmarrëveshjeve të shfaqura mes presidentit Thaçi e kryeministrit Haradinaj sidomos lidhur me taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe e boshnjake.

Presidenti është duke bërë trysni ndaj Qeverisë për ta hequr këtë taksë, duke u thirrur në kërkesën e Shteteve të Bashkuara për një gjë të tillë.

Duke përdorur metafora, presidenti e kishte paralajmëruar kryeministrin se mund të shkarkohej nëse nuk e hiqte taksën.

https://kallxo.com/thaci-thumbon-haradinajn-bora-ka-zene-te-shkrihet-shpejt/

Çështja e taksës ka ftohur edhe raportet mes koalicionit qeveritar të Kosovës, sidomos për shkak të këmbënguljes së Haradinajt për të mos e hequr.

Po ashtu, darka ka ndodhur një natë pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2019 dhe votimit të Projektligjit për Dialogun.

Gjithashtu, darka i ka bërë bashkë pas paqartësive rreth qëndrimit të presidentit Thaçi për “korrigjimin e kufijve” me Serbinë.

https://kallxo.com/thaci-thote-se-ramush-haradinaj-ka-mentalitet-te-shekullit-te-kaluar/

www.kallxo.com