Thaçi Përmend Liberalizim të Vizave Brenda Vitit

Duke njoftuar për takimin e djeshëm me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, ministri i jashtëm Hashim Thaçi në një postim në Facebook tha se rezultatet e bashkëpunimit të Kosovës me BE-në do të kurorëzohen me liberalizim të vizave brenda këtij viti.

Thaçi pasi tregoi për të gjitha çështjet që i bisedoi me Mogherinin, bëri me dije atë që pret nga raportet me BE-në.

“Kosova u konfirmua si promovuese e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe këto rezultate duhet të kurorëzohen me nënshkrimin e MSA-së para verës dhe liberalizimin e vizave brenda këtij vitit,” shkroi Thaçi në profilin e tij në Facebook.

Mogherini, gjatë vizitës së djeshme në Kosovë përmendi pritjet për nënshkrim të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit gjatë verës, por për liberalizimin kërkoi plotësimin e të gjitha kritereve.

Thaçi kur mori mandatin e tij të dytë si kryeministër në shkurtin e vitit 2011 pati thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhë në 15 muajt e parë të qeverisë numër 2 të tij.

Kosovarët janë të vetmit nga banorët e shteteve që pretendojnë BE-në që nuk mund të lëvizin pa viza në Zonën Shchengen.

27 Mars 2015 - 11:25

Kallxo 27/03/2015 - 11:25
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend