Thaçi përmbledh takimin e Berlinit: Jemi pajtuar që të mos pajtohemi
Takimi disa orësh i liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët gjermanë dhe francezë doli pa rezultat sipas Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Samitin e Berlinit dhe më pas darkën e përbashkët të liderëve, Thaçi e përshkroi me një fjali: “Jemi pajtuar që të mos pajtohemi”.
Ai tha se takimi ka qenë i rëndë dhe pa rezultate konrete.
Sipas tij brenda takimin ai ka theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe vazhdimin e pakushtëzuar të dialogut Kosovë-Serbi
“Kemi theksuar se Kosovës i duhet patjetër vendimi për liberalizimin e vizave. Ishte konkludim i të gjithëve se konflikti i ngrirë duhet të kalohet”, tha ai.
Thaçi njoftoi se do të jetë pjesë e takimit të rradhësh në Paris me 1 korrik.
I pyetur lidhur me përafrimin e qëndrimeve të tij me Kryeministrin Ramush Haradinaj ai tha se “këtu jemi përballë Serbisë, dhe përballë Serbisë duhet të jemi së bashku pavarësisht kush çfarë pozicioni mban”.