Muri në veri

Thaçi: Për Murin nuk do të Diskutohet me Beogradin

Derisa doli për të bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë në 20 vjetorin e vrasjes së ish-komandantit të UÇK-së, Presidenti Hashim thaçi tha se muri i ndërtuar në veri të vendit nuk do të jetë pjesë e bisedimeve.

“Çështja e murit nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit, është çështje e brendshme kushtetuese dhe ligjore dhe në autoritetin e plotë të institucioneve vendore,” tha Thaçi.

Ai deklaroi se e di që afati i rezolutës së Kuvendit për rrënimin e këtij muri po përfundon.

“Si shtet jemi të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e këtij afati të nxjerrë nga rezoluta e Kuvendit të Republikës se Kosovës. e cila do të respektohet me përpikëri,” tha Thaçi.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë kundër murit që u ndërtua në veri pranë urës kryesore të lumit Ibër, me të cilën kërkoi nga institucionet që ky mur të rrënohet deri në fund të janarit 2017.

http://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-rrenimin-e-murit/

Edhe pasi mori pjesë në Konferencën Vjetore të Prokurorëve të shtunën që shkoi, Thaçi si sot, tha se ky mur duhet të rrënohet, por atë ditë deklaroi se rrënimi do të bëhet në koordinim me autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut.

http://kallxo.com/thaci-pershendet-qendrimin-amerikan-per-ushtrine/

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq në dhjetor të vitit të kaluar kishte thënë për KALLXO.com se muri vetëm do të zvogëlohet, pa u rrënuar në tërësi.

http://kallxo.com/rakiq-muri-te-zvogelohet/

Perveç që përsëriti fjalët për murin, Thaçi deklaroi se Kosova duhet të përmbyllë çështjen e marrëveshjeve të asociacionit e demarkacionit, të nënshkruara në Bruksel e Vjenë më 25 e 26 gusht 2015

“Institucionet vendore duhet të përmbyllin procesion e asociacionit dhe demarkacionit në mënyrë që të hapet perspektiva për liberalizim të vizave,” tha Thaçi.

Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me malin e Zi është njëri nga kushtet e mbetura për lëvizje pa viza të kosovarëve në Zonën Shengen.