Njesitë Speciale ne veri - 28.05.2019,.

Thaçi për aksioni e Policisë në veri: Arrestohet edhe një shtetas rus

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media derisa gjatë ditës së sotme po kryhet një aksion në tërë territorin e vendit kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Thaçi tha është i njoftuar nga organet e sigurisë së vendit mbi aksionin, ndërsa deklaroi se gjatë këtij aksioni është arrestuar edhe një shtetas rus.

“Është një aksion i ndërmarrë në një hapësirë të gjerë në tërë Kosovën. Ka të arrestuar nga disa nacionalitete. Është arrestuar edhe një rus, është kamufluar në petkun e diplomatit për të penguar aksionin e Policisë së Kosovës”, tha Presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe për deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se ushtria serbe duhet të rrijë në gjendje gatishmërie pas aksionit të Policisë së Kosovës.

“Deklaratë populiste, presidenti i Serbisë Vuçiq e din që nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës. Në çdo rast, Kosova duke përfshirë edhe FSK është e gatshme. Askush nuk ka nevojë t’i mbrojë njerëzit që e kanë shkelur ligjin, as Serbia. Beogradi nuk duhet të lejojë që të jetë adresë e mbrojtjes së njerëzve që e kanë shkelur ligjin”, tha tutje Thaçi.

Ai tha se nuk do të lejohen të vendosen barrikada në pjesën veriore të vendit, teksa konfirmoi se të gjitha rrugët atje janë të kalueshme.

https://kallxo.com/detajet-e-fundit-nga-zubin-potoku-video/