Hashim Thaci Minsk ku po mbahen lojerat olimpike Foto: ZPRK

Thaçi: Parakalimi me flamur të Kosovës ishte fitorja e parë olimpike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i entuziazmuar për sportistët e Kosovës që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane.

Ai këtë e ka shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook duke thënë se parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve të tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë ishte fitorja e parë e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se është i bindur në suksesin e ekipit olimpik të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Majlinda dhe 11 sportistë tjerë të Kosovës sot e fillojnë rrugëtimin në Lojërat Olimpike Evropiane në Minsk të Bjellorusisë. Parakalimi me flamur përkrah shteteve dhe flamujve tjerë të botës, në mes të Bjellorusisë, ishte fitorja jonë e parë. Jam i bindur në suksesin e ekipit tonë olimpik. HTH.

Sportistet kosovare duke parakaluar ne Minsk te Bjellorusise ku po mbahen lojerat olimpike Foto: ZPRK