Presidenti Thaçi në qeveri
Thaçi Para Qeverisë: Këto Janë ‘Sfidat e Menjëhershme’ të Kosovës
Pas gati dy viteve, Hashim Thaçi është kthyer në sallën e mbledhjeve të qeverisë, në një pozicion tjetër.
Në fjalimin e tij solemn para kabinetit qeveritar, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ia përmendi qeverisë nevojën që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Thaçi këtë çështje e përmendi ndër ‘sfidat e menjëhershme’ me të cilat përballet vendi në ditët kur po përgatitet ta festojë 10 vjetorin e shtetësisë.
“Sfidat e menjëhershme mbetet liberalizimi i vizave, transformimi i FSK-së, luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit, lufta kundër korrupsionit por duhet që të jemi i kurajues për ato që kemi bërë deri tani pasi që kemi plotësuar kriteret për liberalizim të vizave”, tha Thaçi.
“Janë shumë të mirëseardhura përpjekjet e fundit për ta gjetur një zgjidhje për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, tha ai.