Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi optimist: Pa viza gjatë vitit 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm, pa viza, në shtetet e zonës Shëngen, gjatë këtij viti.

Komentet e Presidentit u bënë në ditët kur është bërë temë publikimi i një raporti të Komisionit Europian.

Ende nuk dihet nëse ky raport do të rekomandojë  heqjen e regjimit të vizave për kosovarët por Thaçi u tregua optimist.

“Varet nga kush jepen sinjale për liberalizimin e vizave por mund t’i konfirmoj qytetarët e Kosovës se gjatë ditëve të ardhshme do të kemi përgjigje dhe gjatë këtij viti qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën e Bashkimi Europian, por nuk mund të jap data. Gjatë sezonës së vjeshtës ne do të bisedojmë me të gjitha shtetet veç e veç e do t’i bindim që qytetarët të lëvizin pa viza”, tha Thaçi gjatë një vizite që bëri sot në Ferizaj ku përuroi fushatën e sivjetme të korrje- shirjeve.