Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .rel

Thaçi: Nuk do të lejoj të diskutohet për asociacion me kompetenca ekzekutive

Presidenti Hashim Thaçi, pas kthimit nga ShBA ka deklaruar se organizimi i një konference ndërkombëtare për Kosovën, nuk do të shkonte në favor të vendit.

“E theksoj fuqishëm, nuk duhet të lejohet organizimi i një konference ndërkombëtare, do të ishte e disfavorshme për ne”, ka thënë ai.

Thaçi ka folur për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk do të lejohet asnjëherë asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Nuk do të lejoj diskutimin e një asociacioni me kompetenca ekzekutive. Kjo do të thoshte një ‘Republika serbe’ brenda Kosovës”, ka thënë presidenti.

Lidhur me vazhdimin e dialogut dhe takimet e ekipit Negociator ai ka thënë se është i kënaqur me takime te deritanishme.

“Për të tjerat është ekipi i dialogut. Kanë ndodhur tri takime të këtij delegacioni pa presidentin e Kosovës, andaj unë jam i kënaqur dhe të gjithë duhet t`i japim mbështetje”, ka thënë ai.

https://kallxo.com/thaci-ti-respektojme-keshillat-e-shba-se-per-pezullimin-e-takses-ndaj-serbise/

.