Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi .rel

Thaçi niset për në seancën urgjente të KS të OKB-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në New York për të marrë pjesë në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, e thirrur pas themelimit të ushtrisë.

Në një konferencë për shtyp në Aeroportin e Prishtinës, presidenti foli për Ushtrinë, ku tha se sot ka takuar edhe qytetarë serbë që ndihen mirë me vendimin e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse Serbia është zemëruar dhe shqetësuar, serbët si qytetarë të Kosovës ndihen mirë dhe rehat”, tha ai.

Përveç Ushtrisë, Thaçi foli edhe për miratimin e ekipit qeveritar nga Kuvendi për dialogun Kosovë-Serbi.

“Vendimi i djeshëm i Kuvendit, ai ekip i gjerë politik dhe shoqërisë civile, do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim njëherë e përgjithmonë kapitullin e errët të konfliktit…”, tha ai.

Presidenti foli rreth 10 minuta për Ushtrinë e dialogun, por nuk pranoi pyetje.