Ismail Kadare dhe Hashim Thaçi. Foto: Facebook

Thaçi nga Kadare Pret Rrumbullakim të Krijimtarisë së Nobelueshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook i ka uruar Ismail Kadaresë ditëlindjen e 82-të.

“Me rastin e 82 vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, i shprehim urimet më të mira. Me veprimtarinë e tij të gjerë artistike, Ismail Kadare emrin e letërsisë shqipe e ngriti në përmasa të letërsisë së përbotshme”, ka theksuar Thaçi në urimin e tij.

Ai më tej i ka uruar shëndet shkrimtarit, Ismail Kadare duke thënë se presim edhe më tutje rrumbullakime të krijimtarisë së tij të nobelueshme.

Më herët edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu ia ka uruar ditëlindjen shkrimtarit të famshëm shqiptar, Ismail Kadare.

http://kallxo.com/haradinaj-uron-ditelindjen-ismail-kadarese/