Foto: ZPRK

Thaçi, nga Hasi i Shqipërisë proklamon bashkimin kombëtar

Thaçi ka thënë se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë, pa kufi.

Mundësinë e bashkimit të Luginës me Republikën e Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përmendur edhe para qytetarëve të Hasit, derisa pranoi dekoratën “Qytetar nderi” në Krumë të Shqipërisë./21Media

Presidenti ka folur edhe për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën që sipas tij do të bëhet pa dhënë asnjë centimetër të territorit të Kosovës.

Mënyra e vazhdimit të dialogut të ndërprerë Kosovë-Serbi dhe ideja e ndryshimit të kufijve mes këtyre shteteve, ishte temë diskutimi në serinë e fundit të #Debatpernime.

Analistë, deputetë e qytetarë u bënë bashkë në një debat me mikrofon të hapur në Prishtinë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve të shteteve fqinje 20 vite pas luftës dhe momentumin pas Samitit të Berlinit në prill.

Sonja Biserko, analiste serbe kishte prezantuar një teori që thoshte se idenë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi e kishte nisur  Hashim Thaçi, President i Kosovës, Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

“Shkëmbim i të drejtave, jo shkëmbim i territoreve”