Thaçi nesër dekreton ligjet për Ushtrinë

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se nesër edhe zyrtarisht Kosova do të bëhet me ushtri.

Kjo pasi që ai pritet që gjatë ditës së nesërme t’i nënshkruaj 3 ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës me 14 dhjetor.

Me 14 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.