Thaçi në darkë me Macron, Trump, Merkel dhe liderë tjerë botërorë

Thaçi,  po merr pjesë në shënimin e 100 – vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këto qaste ka hyrë në ndërtesën ku, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar liderët nga mbarë bota, të cilët në Paris kanë ardhur për të shënuar njëqindvjetorin e përfundimit të luftës së parë botërore.

Në listën që ka siguruar RTV21 përveç presidentit Thaçi në këtë darkë janë të ftuar edhe lider të shteteve më të fuqishme të botës.

Nesër pritet që në Paris të shënohen disa manifestime për nder të kësaj dite.