Hashim Thaçi| Foto: KALLXO.com

Thaçi mirëpret marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Pas kryeministrit Haradinaj edhe Presidenti Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ka thënë se marrëveshja është një lajm i mirë për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Presidentit Thaçi:

“Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, e mirëpres marrëveshjen për çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Ky është një lajm i mirë për të dy vendet dhe për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Është një mundësi e re për të forcuar edhe më shumë paqen dhe stabilitetin në tërë rajonin tonë”.

https://kallxo.com/haradinaj-i-gezohet-marreveshjes-maqedoni-greqi/

https://kallxo.com/greqia-e-maqedonia-arrijne-marreveshje-per-emrin/