Thaçi me avazin e njëjtë, u parashtron pyetje deputetëve

Presidenti Hashim Thaçi e ka rinisur raportimin e tij duke u bërë pyetje deputetëve të Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Mbledhja qysh në fillim është tensionuar pasi presidenti Thaçi kërkoi sërish llogari lidhur me ekspertin ndërkombëtar.

“Përsëri e theksoj shumë hapur dhe qartë, respektoj ligjshmërinë e themelimit të komisionit hetimor, por në të njëjtën kohë duke respektuar ligjin dhe duke u bazuar në konfirmimin e z. Kurteshi ku konfirmoj se eksperti ndërkombëtar është miku i tij që ka punuar me të, Sami nuk fitoni poena politik, unë kam pas poena politik 7 herë ju kam mujt, kom refuzu me të marrë në parti kur je kon anëtar i ShIK ut”, tha Thaçi.

Ndërsa, anëtari i Komisionit nga LVV-ja, Sami Kurteshi, këto deklarime i quajti shpifje.

“Këto janë shpifje, janë fore të killafta. Këto janë shpifje publike”, tha ai.

Në pjesën e parë e cila zgjati gati një orë, presidenti i vendit u përkujdes që ti “intervistonte” anëtarët e Komisionit, duke kërkuar nga ata se a kanë marrë opinion nga ndonjë zyre ligjore e kuvendit për të angazhuar ekspertin amerikan Tienmu Ma.