Thaçi mblidhet me bashkëluftëtarë të dikurshëm në Drenicë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar dëshmorët Kamer Loshi e Murat Loshi.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Thaçi, që  shihet ulur në odë krah Sami Lushtakut, ka shkruar se është bërë bashkë me bashkëluftëtarët e tij në kullën e Kamer dhe Murat Loshi.

“Me bashkëluftëtarët e orëve të para të UÇK-së, në kullën e heronjve kombëtarë, Kamer dhe Murat Loshi, në Pemishte të Drenicës. Krenar me veprën dhe heroizmin e tyre! HTH”, ka shkruar presidenti.