Thaçi mbjell një pemë, sfidon Pacollin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbjellë një pemë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Mbjellë një pemë”.

Thaçi është sfiduar nga ish-Presidentja, Atifete Jahjaga, pas iniciativës së zëdhënëses së Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

“Unë kam pranuar sfidën nga presidentja, Atifete Jahjaga, për të mbjellë një pemë dhe unë kam vendosur që kësaj sfide ti përgjigjem duke mbjell një pemë në kazermën ‘Adem Jashari’, si një simbol ku gratë dhe djemtë e Ushtrisë së Kosovës, mund të pushojnë nën hijen e kësaj peme, uroj që gjithë njerëzit këtu të kenë sa më tepër gjelbërim”, ka thënë Thaçi.

Presidenti në këtë rast ka sfiduar 6 persona për mbjelljen e një peme.

“Pas mbjelljes së pemës do të sfidojë Afrim Zabeli pilot i FSK-së; Bernad Challandes trajner i përfaqësueses së Kosovës në Futboll; Petrit Halilaj artist; Ardita Statovci piansite; Behxhet Pacolli politikan dhe afarist dhe Ismail Syla shkrimtar”, tha ai.

KALLXO.com ka raportuar të enjten se zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, ka nisur sfidën “Mbjelle një dru”. Ajo këtë iniciativë e ka filluar me 4 prill dhe ka sfiduar njerëz të fushave të ndryshme duke përfshirë ambasadorë, deputetë, sportistë, kryetarë komunash, gazetarë, aktorë e miq.

Gashi ka sfiduar krerë të shteti, kryetar komunash, ambasadorë, gazetarw e shumë të tjerë nga fusha të ndryshëm,

Aktori Besim Dina, arkitekti Visar Geci, kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, Dardan Islami, ish presidentja Atifete Jahjaga, gazetari Milot Hasimja, ambasadori gjerman Christian Heldt, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe Violeta Haxholli nga KDI kanë pranuar sfidën dhe kanë mbjellë pemë.

Gashi ka nominuar ish -Presidenten Atifete Jahjaga, Olimpisten Majlinda Kelmendi dhe Driton Toni Kuka,  Ambasadorin Philip Kosnett, , Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruairi O’Connell.

Deputetët: Mimoza Kusari Lila, Ahmet Isufi, Memli Krasniqi, Dardan Sejdiu, Arban Abrashi,

Profesorët: Lindita Rugova, Besa Luzha, Dukagjin Pupovci, Laura Kryeziu, Lavon Bajrami.

Kryetarët e Komunave: Mytaher Haskuka, Lutfi Haziri, Ardian Gjini, Refki Suma, Qëndron Kastrati, Xhafer Tahiri, Ramiz Lladrovci.

Gazetarët: Besim Dina, Adriatik Kelmendi, Milot Hasimja, Leonard Kerquki, Jeta Xharra, Arben Ahmeti, Alaudin Hamiti, Arsim Lani, Fehmi Ferati.

Ministrat: Dhurata Hoxha, Shyqiri Bytyqi, Dijana Zivic.

Odat Ekonomike:  American Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në Kosov, Arian Zeka dhe Berat Rukiqi, Ulrika Richardson – Koordinatori i OKB-së.

Arkitektin Visar Geci, Drejorin e Institutit Onkologjik Ilir Kurtishi, aktorin Jeton Zogjani, Dardan Islamin, Taulant FL Hoxha dhe Besnik Tahiri.

NdërsaIsh-presidentja Atifete Jahjaga pasi iu përgjigj kësaj sfide, ka sfiduar tre krerët shtetërorë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Kadri Veselin.