Hashim Thaçi, President i Kosovës

Thaçi: Listat e veteranëve, të gjithë ata që bënë keqpërdorime duhet të ndiqen nga drejtësia

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për media tha se sapo ka përfunduar një takim me udhëheqësit e organeve te drejtësisë.

“Sundimi i ligjit është dhe do të mbetet një nga prioritet tona si institucione”, theksoi ai.

“Vëmendje të veçantë në këtë takim i kushtuam veteranëve. Është pikë që te gjithë tashmë të pajtohemi. Keqpërdorimet në listën e veteranëve duhet të hetohen deri në fund dhe të gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime duhet të ndiqen dhe kërkoj nga bartësit e institucione të mos bëjnë presion në sistemin e drejtësisë”, theksoi presidenti Thaçi.

Presidenti shtoi se duhet mbrojtur shtetin, rendin dhe ligjin, por edhe emrin e UÇK-së.

“Ju e dini se në listat nuk kanë qenë më shumë se 12 mijë deri ne 15 mijë. Po flas për luftëtarë me armë në dorë”, theksoi ai.