Thaçi: Kur Kujtojmë Ku Ishim Para 10 Vjetësh, Kemi Arsye të Jemi të Kënaqur

Presidenti Thaçi tha se kur kujtojmë ku kemi qenë para 20 vjetësh e para 10 vjetësh sot kemi arsye të jemi krenar dhe të kënaqur.

“Sot të festojmë e të gëzohemi për të arriturat tona dhe të vazhdojmë të punojmë për të arritur aspiratat tona”, tha Thaçi në pritjen shtetërore për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Thaçi përmendi edhe pjesën veriore të shtetit.

“Edhe pjesa veriore sot është duke u integruar dhe ka filluar të funksionojë rendi e ligji”, theksoi presidenti Thaçi

Ai shprehu mirënjohje për SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.

Pritja shtetërore për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës është organizuar nga Presidenca.