Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Thaçi Kujton Operacionin e UÇK-së në Koshare

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kujtuar operacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare, i cili, sipas tij, rriti vetëbesimin e luftëtarëve të lirisë.

“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe”, ka shkruar presidenti Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

Për operacionin i cili theu kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, presidenti theksoi se ai hapi një kapitull të ri dhe shumë të rëndësishëm të fitoreve.

“Thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri, shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot shënohet përvjetori i 18-të i thyerjes së kufirit nga forcat e UÇK-së dhe i përleshjeve frontale me forcat serbe.