Thaçi: Kthimi i kosovarëve nga Siria punë e mrekullueshme e institucioneve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur kthimin e kosovarëve nga Siria.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se kjo u bë e mundur falë një pune të mrekullueshme të institucioneve tona në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

“Tani është shumë i rëndësishëm trajtimi me profesionalizëm i të gjithë të kthyerve. Po ashtu, çdo mbështetje prej të afërmve dhe komuniteteve të tyre, të kthyerve u ndihmon të riintegrohen sa më shpejt në shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi.

Ai gjithashtu është shprehur se Kosova është e orientuar kah vlerat perëndimore dhe është e përkushtuar përkrah partnerëve ndërkombëtarë në luftimin e çdo terrorizmi dhe ekstremizmi që cenon këto vlera.

Mbrëmë është zhvilluar operacioni i kthimit të shtetasve kosovarë nga Siria.

110 janë kthyer, prej tyre 4 burra dhe të tjerët gra e fëmijë.

Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer dje nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj tha se rreth 30 luftëtarë janë ende në zonat e konfliktit, 49 gra dhe tetë fëmijë.

Lidhur me të kthyerit e djeshëm, sipas qeverisë 4 burra janë arrestuar ndërsa gratë dhe fëmijët po rehabilitohen për tu riintegruar më pas në shoqëri.