Thaçi: Kryesimi i radhës i BE-së nga Austria, mundësi për rajonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua në Vjenëme  kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi tha se shpreson në mundësi për rajonin kur Austria të marrë kryesimin e BE-së.

“Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor kanë besim në vizionin dhe angazhimin e kancelarit Kurz për afrimin e rajonit tonë me BE-në, por edhe për vetë BE-në. Kryesimi i radhës i BE-së nga ana e Austrisë është mundësi për tërë rajonin, që t’i normalizojmë marrëdhëniet dhe të punojmë në mbylljen e çështjeve të hapura, duke u afruar edhe më shumë me BE-në”, shkroi Thaçi

Ai tha se me Kurz biseduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral, sidomos në ekonomi.