Reçak - memorial complex

Thaçi: Kryerësit e masakrës së Reçakut një ditë do të japin përgjegjësi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 20 vjetorit të gjenocidit nga forcat serbe në këtë vend.

Thaçi e ka përkujtuar 15 janarin e vitit 1999 si një ditë shumë e rëndë jo vetëm për Reçakun, por për tërë Kosovën.

“Para 20 vjetësh, Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë. Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas presidentit, për krimet që forcat policore dhe ushtarake serbe i kanë kryer në Kosovë, një ditë do të japin përgjegjësi.

“Martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovë”, shtoi Thaçi.

20 vite me parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë të fshatit Reçak.

Reçaku, fshati që e vizitoi vdekja dhe e harroi drejtësia

.