Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Kosova sot e humbi një polic të guximshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vrasjes së policit Izem Demaj në Istog.

“Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Polici Izet Demaj ishte vrarë duke ndihmuar qytetarët e marrë peng gjatë një tentim plaçkitjeje në një bankë të qytetit të Istogut.

Gjatë shkëmbimit me armë zjarri në mes të policisë dhe plaçkitësit kishin mbetur të vdekur polici edhe plaçkitësi.

https://kallxo.com/prokuroria-flet-per-hetimet-e-para-per-vrasjen-e-policit-ne-istog/

https://kallxo.com/vdes-polici-i-plagosur-ne-istog/

https://kallxo.com/vrasje-ne-istog/