Thaçi insiston për korrigjim të kufijve të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur edhe këtë jave me deklarata për korrigjim të kufijve të Kosovës me Serbinë.

Ai propozimin e tij e quan të qartë dhe paqësor.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo pjesëmarrje përgjatë vijave etnike, por po korrigjimit të kufirit dhe njohjes reciproke”, ka shkruar Thaçi në Twitter.