Thaçi: Ibrahim Rugova ishe arkitektit i pluralizmit politik në Kosovë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast presidenti Thaçi ka vlerësuar lartë veprimtarinë e presidentit Rugova për unifikimin e pavarësisë së Kosovës.

“Sot shënojmë 13-të vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit të pluralizmit politik në Kosovë në jetë të dialogut, negociatave të marrëveshjeve të brendshme por edhe në rrafshin ndërkombëtar të angazhimeve unifikues të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës, prandaj sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore si presidentin I vendit dhe si bashkëpunëtor I tij”, tha Presidenti.